RREZIKOHET KORRIDORI 8 | Punimet do të zgjasin jo 5, por 10 vjet!

    VMRO-DPMNE duket se është e vendosur ta ndryshojë dhe me këtë, ta vonojë realizimin e Korridorit 8 në afatin e paraparë deri në vitin 2027. Partia në ardhje qeverisëse ka paralajmëruar se në projektin për ndërtimin e korridoreve – Korrdiorit 8 dhe 10D nga “Behtel & Enka” ka lëshime serioze dhe se zyrtarët që i kanë dhënë dritë jeshile të njëjtës do të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Pas Mickoskit, edhe Antonio Milloshoski e ka përsëritur se do ta rishqyrtojnë edhe një herë projektin dhe më pas do të vendoset për dinamikën e realizimit.

    “Qeveria do të ketë detyrë të vështirë, por jam i sigurt se do të përpiqet që ta realizojë, d.m.th të ftojë përfaqësues të lartë të kompanisë ‘Behtel & Enka’, e cila është një kompani multinacionale, por pa dyshim se do të na respektojnë si shtet që të zhvillojmë bisedë për plotësim ose rishqyrtim të marrëveshjes me Behtelin. Riprogramimi i këtillë ose plotësimi shtesë i kësaj marrëveshjeje nuk e përjashton mundësinë për përgjegjësi të disa funksionarëve të mëparshëm”, tha ditë më parë Milloshoski në emisionin Daily Click në TV21. Milloshoski ka paralajmëruar se një vendim të shpejtë pritet ta shpallë edhe prokurori që po heton punën e kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në Korridorin 8 dhe 10D.

    Lupço Kocevski nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka thënë se shumë shpejt do të kemi rezultatin hetimor, ndërsa ka informuar se nën hetim është kontrata e parë e cila më pas u anulua, si dhe e dyta e shpallur më pas e që ka të bëjë me mbikëqyrjen e punimeve.

    Kocevski deklaroi se në kontratë ka shumë gjëra të pa logjikshme, dhe një nga elementet në procedurë është se kompania “Elektrosolution”, e cila u zgjodh për të kryer mbikëqyrjen, e ka marrë licencën për të punuar për disa ditë gjatë tenderit, edhe se kompania më parë ishte e angazhuar në prodhimin e veshjeve të brendshme. “Bëhet fjalë për konsorcium nga tre kompani, të cilat ende kontrollohen ndërsa tani ka disa gjëra të palogjikshme brenda marrëveshjes, ndërmerren veprime dhe unë mendoj se ndoshta së shpejti Prokuroria do të dalë me vendim. Ka gjëra të palogjikshme brenda marrëveshjes, ka një kompani e cila nuk ka qenë kompani…nuk ka punuar me këtë”, është shprehur prokurori Lupço Kocevski.

    Se mund të ketë rishqyrtim të marrëveshjes dhe vonesa në realizim, javë më parë paralajmëroi edhe kryeministri në ardhje, Hristijan Mickoski. Në një paraqitje para mediave, Mickoski tha se ka dy opsione për marrëveshjen – të prishet ose të rinegociohet. Ai la të ditur se si mundësi më e pranuar edhe vazhdimi i kontratës nga 5 në 10 vjet për të lehtësuar, siç u shpreh kryetari i VMRO-së, ngarkimin e buxhetit dhe për të shkurtuar projektin, përkatësisht për të mos ndërtuar fare një seksion.

    Ndryshe, marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D u nënshkrua më 8 mars vitin e kaluar e që përfshin ndërtimin e katër akseve të autostradës me gjatësi prej 110 km që duhet të kushtojë 1.3 miliardë euro, ndërsa afati i ndërtimit të tyre është 57 muaj apo deri në fund të vitit 2027. Dy autostradat, njëra duhet të ndërtohet në pjesën perëndimore të vendit nga Tetova deri në Qafë Thanë, në kufirin me Shqipërinë, dhe tjetra që lidh qytetet Prilep dhe Manastir me një gjatësi prej 109 kilometrash.

    Lajmi Paraprak

    Tendencat e dezinformatave të përfaqësuara në BE janë pasqyruar edhe në RMV

    Lajmi i rradhës

    Biotina, vitamina e panjohur që rigjallëron organizmin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë