Rriten rastet me sëmundje malinje te mosha e re

    Viteve të fundit është vërejtur rritje e numrit të skriningut të gjirit dhe skriningut të qafës së mitrës sidomos te mosha e re. Kjo rritje e sëmundjeve malinje vë në pah domosdoshmërinë e reagimit në kohë, përkatësisht diagnostikimin e hershëm.

    “Vërehet rrije e skriningut te gjirit dhe skriningut të kancerit të qafës së mitrës. Këto të dhëna flasin për rritje të ndjeshme në dallim nga vitet e kaluara. Në kudër të programit për skrining të gjirit përfshihen gratë nga 40 deri në 69 vjeç, të cilët kanë mundësi vet të paraqiten në internet dhe me programin e vitit 2025 do të mundësohet që të caktohet skrining përmes mjekëve amë”, deklaroi Jovica Andonovski, zv/ministër i shëndetësisë.

    Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski thotë se janë të nevojshme masa për parandalimin e sëmundjeve të kancerit.

    “Ndonjëherë është më e vështirë të vendosim të ndajmë njëqind milionë denarë për ekzaminime parandaluese për kancerin e prostatës dhe nuk do ta kishim problem që ato 100 milionë ti ndajmë për buxhetin e trajtimit, pasi ende jemi shumë të fokusuar në trajtim dhe jo mjaftueshëm në parandalim dhe zbulimin e hershëm”, u shpreh Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.
    Pacientët Onkologjikë thonë se funksionimi i duhur i sistemit është ende larg.

    “E vetmja mënyrë që të ndalojmë që të “ecim përpjetë” është që të punojmë për parandalimin. Këtu u përmend parandalimi, megjithatë nga përvoja e dimë se kemi problem me programin skrining, shpresoj se këtë herë do të bëhet si duhet dhe pacientët të mos çmenden”, tha Ana Marjanoviq, paciente dhe anëtare e Hema Onko.

    Këto komente u bënë gjatë shënimit të ditës botërore të kancerit. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se deri në vitin 2050 numri i diagnostikuarve me kancer do të rritet për 77 për qind. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Antikorrupsioni në veprim: hetime për kandidatët e këshillit të AShMAA

    Lajmi i rradhës

    Mbi 100 infermiere rrezikohen të ngelin pa punë — kërkojnë zgjidhje për statusin e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë