Rritet çmimi i ngrohjes për 14 për qind

    Çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup nga 1 janari do të rritet për 14 për qind, që do të thotë se po kthehemi në nivelin e çmimit të ngrohjes së vitit 2018, njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.

    Kjo përqindje, siç tha Bislimoski, është ajo që mund të bëjë Komisioni Rregullator, edhe pse kompanitë kërkuan rritje enorme të çmimit, por nuk është e drejtë që kostoja e gazit natyror të bjerë mbi supet e qytetarëve. Ai informoi se dje u ka dërguar thirrje për ndihmë edhe Qeverisë edhe Qytetit të Shkupit dhe komunave të Shkupit. Qeveria, sipas tij, po ndërmerr hapa të caktuar që do t’i njoftojë në periudhën e ardhshme për të gjetur një mënyrë për të mbuluar shpenzimet e blerjes së gazit natyror.

    “Kërkoj dhe u bërj thirrje Qytetit të Shkupit dhe komunave që të ndihmojnë në mbulimin e një pjese të shpenzimeve për ngrohje në Shkup”, tha ai.

    Bislimoski sqaroi se në faturat e përgjithshme të konsumatorëve për shkak të kësaj rritjeje të çmimit të ngrohjes, rritja totale mujore është 250 mijë euro dhe shtoi se këto para mund të mbulohen në baza mujore nga të gjitha institucionet në vend.

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Mbrojtjes e lumtur nga viti 2021 | Maqedonia e Veriut u bë anëtare e plotë e NATO-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë