Rritet inflacioni në Turqi

    Niveli i inflacionit në Turqi arriti në pothuajse 70 për qind në muajin prill, thuhet në të dhënat e publikuara më 5 maj. Ky nivel i lartë i inflacionit paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

    Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 69.97 për qind në prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo paraqet rritje pasi, sipas të dhënave të agjencisë kombëtare të statistikave, në Turqi çmimet e konsumit në mars kishin qenë 61.14 për qind.

    Ekonomistët argumentojnë se problemet sociale në Turqi janë si pasojë e strategjisë jokonvencionale ekonomike të Erdoganit, që ka detyruar shumë investitorë të huaj të largohen nga vendi.

    Erdogan insiston se ulja e normave të interesit është e nevojshme për të ulur çmimet e konsumit.

    Niveli i lartë i inflacionit po ashtu i atribuohet kolapsimit të monedhës kombëtare turke, lira, që ka bërë që të shtrenjtohen importet e energjisë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Policia izraelite hyn në xhaminë Al-Aksa për të larguar protestuesit palestinezë

    Lajmi i rradhës

    Lufta në Ukrainë godet ekonominë gjermane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë