Interesi për të studiuar jashtë vendit është në rritje. Para e gjithash në Slloveni, ku vetëm vitin e kaluar janë regjistruar më shumë se 1,600 studentë, ndërsa në vitin 2023 ky numër ishte rreth 1,500. Profesorët nga universitetet në vend thonë se ky është trend që nuk po e kursen as Maqedoninë e Veriut . Universitetet sllovene ofrojnë studime falas për studentët e Maqedonisë kurse kohët e fundit edhe studimet pasuniversitare janë falas.
Biljana Ristaqoska Shirgovska – asistente në Fakultetin e shkencave bujqësore dhe ushqimore
“Ky rend është i përhapur edhe në vende të tjera më të zhvilluara të Evropës Perëndimore se tonat dhe është trend tek të rinjtë që të shkojnë dhe të studiojnë jashtë vendit për të marrë diplomë nga universitete të tjera”, tha Aleksandra Sillovska Nikollova- profesoreshë.
” Ndryshe nga 20-30 vjet më parë, numri i studentëve është ulur në mënyrë të pakrahasueshme. Nëse më parë ishte një grup, sot janë të gjithë studentët në të gjitha drejtimet.”
Universitetet shtetërore thonë se vitet e fundit kanë ofruar programe që u lejojnë studentëve të përfundojnë një deri në dy semestra jashtë shtetit. Ndërkohë disa të rinj ende po mendojnë nëse duhet të qëndrojnë në vend apo të vazhdojnë shkollimin jashtë vendit.
“Planifikoj të qëndroj këtu dhe të studioj. Jam nxënës i shkëlqyer, por kam aplikuar katër vjet, nuk kam marrë bursë asnjë vit, jam i pari në shtet në drejtimin tim si teknik mekanik, por nuk kam marrë bursë”, tha David Bujaroski – maturant.
“Mendojnë gjatë, por unë përpiqem t’i bind sepse kemi shumë mundësi”, tha Hristijan Nestorovski- nxënës i shkollës së mesme.
“Kam kryer studimet master në Itali dhe jam kthyer këtu dhe tani punoj në fakultet dhe shpresoj të kontribuoj më shumë me përvojën time”, u shpreh Damjan Pecioski- asistent në Fakultetin e inxhinierisë mekanike.
Dhjetëra universitete private dhe shtetërore paraqitën mundësitë e tyre të studimit në Panairin për karrierë dhe arsimi që u mbajt në Ohër. /Alsat/