Këtë vit në Maqedoni janë regjistruar 46 raste të reja me HIV/AIDS, 10 më shumë se vitin e kaluar, 2022, njoftoi Instituti për Shëndet Publik.
Shumica e të sapodiagnostikuarve janë të rinj. 20 e morën infeksionin përmes transmetimit heteroseksual, ndërsa 26 janë burra që kishin marrëdhënie seksuale me burra. Sipas të dhënave, në vend me virus jetojnë rreth 500 qytetarë.
Organizatat joqeveritare alarmojnë se shteti ka mbetur prapa programit të parandalimit të HIV-it dhe nuk arrin të diagnostikojë në kohë personat, pasi numri i rasteve të fshehura vlerësohet të jetë dyfishi i numrit aktual.
“Në vitin 2018 në këtë program janë paraparë 95 milionë denarë për parandalim dhe terapi kur me terapi kanë qenë 200 persona me HIV. Për vitin e ardhshëm, 2024, janë planifikuar 90 milionë denarë, në një situatë ku kemi 430 persona me HIV.
Kjo na tregon se buxheti për parandalim praktikisht është zvogëluar në mënyrë drastike dhe nuk do të lejojë vazhdimin e programeve aktuale parandaluese, nëse nuk ka korrigjim”, tha Elizabeta Bozhinoska, ushtruese e detyrës së drejtoreshës në HERA.