Shpallen zgjedhjet për kryetar të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa

    Foto: Nistori

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në përputhje me kompetencat e veta kushtetuese, sot (11 qershor), i shpalli zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe Qendra Zhupa.

    Në pajtim me Aktvendimin që e miratoi Kryetari i Kuvendit në bazë të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet për kryetarë të komunave do të mbahen më 20 gusht të vitit 2022.

    Afatet për kryerjen e veprimeve zgjedhore fillojnë të rrjedhin prej ditës së publikimit të Aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

    Zgjedhjet, në pajtim me Aktvendimin për shpalljen e tyre do i zbatojnë Komisioni Shtetëror i Zgjidhjeve, Komisionet Zgjedhore Komunale dhe Këshillat Zgjedhorë.

    Lajmi Paraprak

    Aurelien Tchouameni zyrtarisht lojtari i Real Madridit

    Lajmi i rradhës

    Arrestohen nëntë dilerë të drogës në Tetovë, për një 28-vjeçar kërkohet edhe dënim me burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë