Për 24 orë, në Policinë e Maqedonisë së Veriut u raportuan 14 raste të dhunës në familjare. Si rezultat i raportimeve, ka pasur edhe arrestime.
Policia e arrestoi 47 vjeçarin e alkoolizuar O.S. nga Tetova nën dyshimet se ka keqtrajtuar të dy prindërit. Për shkak kërcënimeve ndaj prindërve të ish-partneres, Policia ka arrestuar 27 vjeçarin R.A. nga Gostivari.
“Një 30-vjeçar nga Tetova raportoi se në rrugën “Ilindenska”, teksa po lëvizte me bashkëshorten e tij, ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij R.Z. (26)”, raportoi Policia, duke raportuar për një rast tjetër si “nëpunës policorë e privuan nga liria Xh.M. (49) nga një fshat i komunës së Bërvenicës, pas një raportimi nga bashkëshortja e tij (me të cilën është në proces divorci) se ai i ka bërë kërcënime për jetën”.
Policia raportoi edhe raste tjera, si vëllai e sulmoi vëllain në Tetovë, burri e sulmoi gruan 34 vjeçare, djali 25 vjeçar u sulmua në Prilep nga babai, një 36 vjeç nga Kavadari e sulmoi ish-bashkëshorten, një 65 vjeçar u arrestua në treg pasi ishte sjellën në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes, një 65 vjeçare u sulmua nga bashkëshorti 59 vjeç, një 28 vjeçare u sulmua nga vëllai 26 vjeçar, një 35 vjeçar në Shuto Orizare e ka sulmuar bashkëshorten 40 vjeçare, një 36 vjeçare në Qendër u sulmua nga burri i saj, ndërsa në 48 vjeçar nga Shkupi u arrestua pasi kishte sulmuar fizikisht partneren 29 vjeçare.






