Numri i njerëzve të infektuar po zvogëlohet, dhe numri i qytetarëve të vaksinuar kundër Covid-19 po rritet dita ditës. Gjithsej 241.368 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend që nga dje. Gjithsej prej 362.710 doza vaksinash janë aplikuar në vend, ndërsa 121.342 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, me shifrat e fundit, 47 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç dhe 41 përqind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, përcjell Nistori.
Nga dita e djeshme filloi edhe vaksinimi i të sëmurëve kronikë, pacientë të sëmurë dhe me rrezik nga coronavirusi të moshës 20-40 e të cilët janë paraqitur për vaksinim deri më 30 prill 2021.
Siç njoftoj ministri Filipçe, tashmë ka ardhur informacioni nga përfaqësuesit e “Sinovac” ku pritet që gjatë shtatë ditëve të ardhshme të arrijnë 500 mijë vaksina.
Po ashtu priten edhe 20 mijë vaksina nga Greqia dhe 50 mijë nga Bullgaria, ndërsa Bullgaria planifikon të dhurojë vaksina AstraZeneca.