Rritja e çmimeve vazhdon të jetë shqetësimi kryesor për gjermanët

    Rritja e mprehtë e çmimeve në pothuajse të gjithë sektorët është në krye të shqetësimeve të qytetarëve në Gjermani.

    Sipas një sondazhi, përveç luftës në Ukrainë dhe pandemisë COVDI-19, inflacioni vazhdon të jetë shqetësimi kryesor.

    “Edhe lufta në Ukrainë, ndryshimet klimatike dhe pandemia COVID-19 nuk ishin aq shqetësuese sa rritja e kostos së jetesës”, thuhet në sondazhin e publikuar nga eksperti i konsulencës së menaxhimit McKinsey, Marcus Jacob.

    Rreth 57 për qind e më shumë se 1,000 të anketuarve thanë se shqetësimi i tyre më i madh për momentin ishte inflacioni.

    Më shumë se dy të tretat e të anketuarve, në sondazhin e kryer midis 23 shtatorit dhe 2 tetorit, thanë se prisnin që çmimet të vazhdonin të rriteshin.

    Ndërsa, vetëm 18 për qind e të anketuarve e quajtën luftën në Ukrainë si shqetësimin e tyre më të madh, 6 për qind ishin të shqetësuar për ndryshimet klimatike dhe 3 për qind për COVID-19.

    Sipas Jacob, më shumë se një e treta e konsumatorëve tashmë duhet të kufizojnë konsumin e produkteve jo thelbësore. Më shumë se gjysma e tyre nuk po kursejnë më.

    Lajmi Paraprak

    Sëmundjet e heshtura që bëjnë jo funksionale veshkët tuaja!

    Lajmi i rradhës

    Rritet interesi për vajin e ullirit në Shqipëri, shkak shtrenjtimi i vajit ushqimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë