Rritje e dyfishtë e numrit të parashtresave në KPMK, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes bazave më të shpeshta të denonicimit

    Kryetari i Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, Igor Jadrovski, në prezantimin e sotëm të Raportit vjetor theksoi se, edhe pse vërehet një vizibilitet i shtuar i Komisionit si adresë ku qytetarët kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, shkalla e familjaritetit, e qytetarëve me kompetenca të KPMD-së është e ulët.

    “Komisioni ka punuar në 523 ankesa, që është më shumë se 100 për qind rritje krahasuar me një vit më parë, që ndoshta do të thotë se Komisioni po fiton shikueshmëri, se qytetarët janë më të informuar dhe se institucioni mund të fitojë edhe më shumë besim. Vërehet një trend i identifikimit të të njëjtave fusha të diskriminimit vitin e kaluar, kështu që media, informimi publik, puna, marrëdhëniet e punës, arsimi dhe aksesi në mallra dhe shërbime, në vitin 2023, ashtu si në vitin 2022, mbeten fushat më të zakonshme në të cilat raportohet diskriminimi“, theksoi Jadrovski.

    Krahasuar me vitin 2023, thotë Jadrovski ka trend të uljes së diskriminimit mbi përkatësinë nacionale dhe etnike, por në rritje janë rastet e diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor të barabartë

    Sfidat, me të cilat përballet Komisioni janë kapacitetet e zvogëluara njerëzore. Jadrovski dërgoi apel deri te shtëpia ligjvënëse, si dhe institucionet tjera kompetente, që të kenë dëgjim për buxhet të limituar të Komisionit dhe shkeljen e vazhdueshme të pavarësisë së saj financiare. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Bastiset shtëpia e Ixhet Memetit, ish-avokatit të Popullit – dyshohet për ryshfet

    Lajmi i rradhës

    “Shporta minimale për muajin maj është 60.090 denarë”

    Lajme tjera

    Nëse Putini do të ishte një grua…

    Walter Russell Mead“Wall Street Journal” Ne jetojmë në epokën e një ekspertize të dobët mbi çështjet gjinore, dhe kryeministri britanik Boris Xhonson ka kontribuar jo pak në këtë konfuzion. Duke folur…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë