Taravari: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, duhet zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale

    Taravari: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, shfaqet nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se ende ka shpresa që ndryshimet kushtetuese do të realizohen, shkruan TV21. Taravari thotë se në rast se të njëjtat nuk kalojnë, atëherë shfaqet nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “Unë kam shpresa se ende ka gjasa që të realizohen ndryshimet kushtetuese, nëse nuk realizohen, kemi moment të ri. Ai moment duhet të shqyrtohet në organet partiake dhe të dalim me një qëndrim”, tha Taravari.

    I pari i ASH-së thotë se sipas tij, në rast se shfaqet nevoja për zgjedhje, atëherë ideale do të ishte që të njëjtat të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale në pranverë të vitit 2024.

    “Besoj se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese kemi situatë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Besoj që ato zgjedhje do të jenë së bashku me zgjedhjet presidenciale, të bëhen edhe zgjedhjet parlamentare. Ashtu siç mendoj që nuk ia vlen që në nëntor ose dhjetor të mbahen zgjedhjet, njësoj sikur që mendoj që nuk ia vlen të mbahen zgjedhje të rregullta në gusht apo në shtator, por përsëri këtu duhet konsensus mes gjitha partive për datën”, deklaroi Taravari.

    Taravari: Edhe dje jam takuar me Ali Ahmetin, nuk shoh asgjë tragjike këtu! Vetëm me “Levicën” nuk komunikojmë

    Taravari tha se nuk sheh asgjë tragjike në takimet e tij me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se në takimet e rastësishme me Ahmetin nuk është folur për ndonjë temë, por që takimet kanë qenë me rastin e kremtimeve të ndryshme.

    “Jemi takuar edhe të premten, rastësisht, pa plan, edhe dje jemi takuar. Nuk shoh asgjë tragjike këtu. Unë edhe kur ka pasur takime pa kamera, kam insistuar nga ekipi i PR që të tregohet sepse nuk fshehim asgjë. Ne komunikojmë me të gjitha partitë politike, edhe maqedonase edhe shqiptare, përveç me Levicën, me të gjithë të tjerët kemi komunikim të rregullt dhe do të vazhdojmë”, theksoi Taravari.

    Taravari nuk e sheh si rrezik lëvizjen politike të Izet Mexhitit: Çdokush e ka trajektoren e vet në politikë

    Kreu i ASh shtoi se si subjekt politik janë të koncentruar në punët që duhet bërë në partinë e tyre, shkruan TV21. I pyetur për lëvizjen e re politike të Izet Mexhititi, Tarvari i uroi sukses dhe se nuk e sheh si rrezik për partinë e tij.

    “Asgjë…Izet Mexhitit i uroj suksese. Shpresoj që të ecën në atë që e planifikon. Unë mund të flas për Aleancën për Shqiptarët, për partitë tjera çdo kush flet për vete”.

    Gazetarja: A e shihni si rrezik për partinë tuaj?

    “Aspak. Ne i kemi strukturat tona. Shtrihemi në të gjithë territorin ku jetojnë shqiptarët kështu që, tash për tash unë nuk shoh asnjë lloj rreziku, çdokush e ka trajektoren e vet në politikë”, tha Taravari.

    Lajmi Paraprak

    RMV nuk ka programe për talentët

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Kulturës konfirmon dislokimin e bibliotekës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë