Në vitin që lamë pas, në 2024-tën në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1200 raste të reja me kancer të gjirit, deklaroi në Daily Click në TV21 Milica Kuzmanovska nga “Hema Onko”. Ajo thotë se në krahasim me vitin 2023, ky numër është tejet më i lartë.
“Ne nga drejtori i Klinikës për Onkologji kemi marrë shifër se këtë vit kemi 1200 pacient me kancer të gjirit, për fat të keq! Që në Krahasim me vitin e kaluar është jo shifër dy herë më e madhe, por ndoshta disa herë shifër më e madhe”, tha Kuzmanovska.
A do të vijë koha kur pacientët onkologjikë do të jetojnë pa stres se a do të ketë terapi dhe do ta marrin me kohë. Kuzmanovska tha se problemi nuk qëndron vetëm në mungesën e terapisë por edhe në mospasjen e planit për blerjen e terapisë dhe mospasjen e regjistrit të pacientëve.
Ana Marjanoviq, paciente onkologjike, thotë se vetë informacioni se në Klinikën mungon terapia e nevojshme për pacientët është stres shtesë i cili ndikon në gjendjen e tyre shëndetësore. Stres të madh ka përjetuar me skandalin në Onkologji para një vit e gjysmë, gjë që i ka shqetësuar të gjithë të afërmit të saj.
Kuzmanovska dhe Marjanoviq folën edhe për probleme të tjera siç është kapaciteti i dobët i Klinikës por edhe buxheti i ulët përkundër numrit të rritur të pacientëve të prekur me këtë sëmundje. Njëkohësisht kërkojnë edhe terapi me tabletë që do të jetë e qasshme në barnatore, sepse deri më tani për këtë lloj të terapisë duhej të shkonin në Klinikën e Onkologjisë. /Nistori