Rritje të pagave për të punësuarit në Komunën e Tetovës

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një deklaratë për media, njoftoi se punëtorët e Komunës së Tetovës do të përfitojnë rritje page për 2.800 denarë, njofton Nistori.

    Sipas Kasamit qëllimi kryesor i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është ndihma e punëtorëve në këtë kohë krize.

    “Në interes të motivimit të të drejtave të punëtorëve dhe motiovimit më të madh të të punësuarve për të punuar sidomos tani në kushte të krizës ekonomike, dhe rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve të jetesës, nënshkrova sot ndryshimet e marrëveshjes kolektive, me të cilën, paga lineare rritet për 2800 denarë. Kjo vlen për të gjithë të punësuarit në komunë, përveç atyre që tashmë kanë pasur rritje në bazë të rritjeve me pagën minimale. Ne plotësojmë më këtë nevojat e punëtorëve dhe kërkesat e tyre për një jetë më dinjitoze në këtë kohë krize me të cilën përballemi gjithë. Me punonjës të motivuar dhe të vlerësuar, ne krijojmë një proces pune që rezulton me shërbim më efikas dhe cilësor për qytetarët e komunës sonë”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

    Për momentin në mardhënie punë në komunë janë 340 persona , ndërsa ngarkesa në buxhetin komunal do të jetë rreth një milion e 200 mijë denarë.

    “Organizata sindikale në Komunën e Tetovës përfundoi me sukses negociatat e zhvilluara me kryetarin e komunës. Bilall Kasamin për rritje të pagave”, deklaruan na LSM. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kuvendi i Bullgarisë miratoi heqjen e vetos

    Lajmi i rradhës

    “Të burgosurit trajtohen me kërcënime nga gardianët e burgjeve dhe personeli tjetër”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë