“Rrjeti i kompanive shkakton miliona dëme në buxhet, tërheqnin para me faktura fiktive”

    VMRO-DPMNE-ja akuzoi se një rrjet kompanish i kanë shkaktuar miliona dëme buxhetit të shtetit pasi kanë tërhequr para për një kohë të gjatë me fatura fiktive në bazë të rimbursimit të TVSH-së.

    Në këtë rrjet kompanish, sipas partisë opozitare, shpesh ndërroheshin persona përgjegjës dhe pronarë dhe në të shumtën e rasteve ishin persona që vështirë se mund të gjendeshin pasi janë nga vendet fqinje. VMRO-DPMNE gjithashtu akuzoi se një sistem i tillë nuk mund të funksionojë pa pasur të infiltruar punonjës nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. VMRO-DPMNE akuzoi se kompanitë përmes faturave fiktive kanë tërhequr miliona nga Buxheti. Drejtoria e të Ardhurave Publike mohoi pretendimet e bëra nga opozita maqedonase se nuk ka vepruar ose nuk ka pasur fare njohuri në rastin.

    “Mirë që DAP pranoi se ka pasur kriminalitet me kthimin e TVSH-së, të cilët zhvatin para nga buxheti i shtetit, por është tragjike që DAP këtë e pranoi vetëm pasi publikuam skandalin ne nga VMRO DPMNE. Deri kur me aktivitetet kriminale që lidhen me pushtetin, që thuhet se cenojnë hetimin po të publikohen. Të njëjtën taktikë e kanë përdorur, kinse cenim të hetimit edhe pas publikimeve për rastin e spitalit modular, pasaportat për mafinë, skandalin në Onkologji dhe kështu me radhë”, tha Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Strugë shpërfill të gjitha thirrjet për rrënimin e ndërtimeve ilegale

    Lajmi i rradhës

    Gargarë me ujë të vakët, 5 përfitime direkte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë