Rruga Prizren – Tetovë, filluan punimet në Kosovë

    Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, së bashku me zv. ministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka në Prizren / Fotografia: Facebook, Liburn Aliu

    Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me minstrin e Mjedisit Liburn Aliu, zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, vizituan fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, shkruan Nistori.

    Punimet fillimisht kanë nisur me segmentin Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren, për të punuar çdo ditë deri në realizimin e kësaj lidhje infrastrukturore aq të dëshiruar.

    Sipas kryeministri Kurti, puna në rrugën Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, janë me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.

    Ministri Aliu thotë se ky projekt, i ndarë në tri lote, përfaqëson një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë rajon, duke krijuar lidhje më të shpejta dhe të sigurta mes shqiptarëve këndej e andej kufirit.

    Ky projekt, me gjatësi totale prej 20.3 kilometrash dhe investim të paraparë prej 35 milionë euro, ka rëndësi të veçantë strategjike.

    “Sot po fillojmë punimet në LOT 1 dhe LOT 3, me gjatësi secila prej 6.9 kilometrash dhe vlera përkatëse prej 7,999,999.00 euro për LOT 1 dhe 8,346,804.38 euro për LOT 3”, shkruan Aliu.

    Ndryshe, më 2 gusht u nënshkruan kontratat për rrugën Prizren-Tetovë, por OShP-ja e ktheu në rivlerësim njërin nga Lotet. /Nistori/



    Lajmi Paraprak

    Liqeni i Ohrit dhe kanioni i Matkës shpallen monumente të natyrës

    Lajmi i rradhës

    Verë e nxehtë ‘politike’, deputetët do të shfrytëzojnë pushimet vjetore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë