Rruga që të çon te spitali i fëmijëve “Kozle” është në gjendje të mjerueshme

    Një pjesë e rrugës që shpie drejt spitalit të fëmijëve “Kozle” ka mbetur si në mesjetë. Kjo pjesë e rrugës “Zagrebska” të komunës së Karposhit ka mbetur përgjysmë tashmë kohë të gjatë pavarësisht që banorët kanë dorëzuar disa herë peticion për rikonstruimin e saj.

    “Kam dorëzuar peticion që kjo të bëhet por asgjë nuk u bë, Stevço aspak nuk mërzitet. U pengon edhe pacientëve që kalojnë në këtë kalldërm, ka mbetur vetëm 500 metër. Pse dhe si është lënë vetëm kjo pjesë? Që të fitojnë vota dhe të lëvdërohen se do e bëjnë. Prej kur e dorëzuam peticionin shtruan pak asfal ndryshe gjithë gropat ishin të hapura”, tha një qytetar.

    “Duhet të mbushen gropat, kur ka ujë dhe ngrica katastrofë është. Duhet të rikonstruohet, që moti kohë është kështu”, theksoi një qytetare.

    Përveç banorëve, rruga frekuentohet shumë edhe nga punonjësit dhe pacientët e Klinikës së fëmijëve “Kozle”. Këto të fundit ankohen për dëmtime të shumta të makinave

    “Duhet të rikonstruohet por siduket Karposh dhe Qendër po zihen se kush duhet ta bëj, kishte edhe peticion? Gjithçka kishte, edhe nga spitali edhe nga popullata. E ndërtuan spitalin, e rikonstruan ndërsa rruga mbeti. Duhet të asfaltohet, të hiqet kalldërma, të bëhet e njejtë rruga por nuk po bëhet”, shtoi një qytetare.

    “Padyshim që na pengon, shihet që është shumë keq. Kohë të gjatë është kështu”, tha një qytetar.

    Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski tha për Alsat se pjesa e mbetur e rrugës duhet të rikonstruohet nga Qyteti i Shkupit, për të cilën paraprakisht janë dakorduar me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rreth 260 mijë gra në RMV me sigurim shëndetësor pa gjinekolog familjar

    Lajmi i rradhës

    A do te ketë zgjedhje te parakohshme ne tre komuna?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë