Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoninë e Veriut për 42%

    Në Maqedoninë e Veriut këtë vit është regjistruar rritje e numrit të turistëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Në periudhën janar – gusht 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 22.0 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 0.4 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 42.4 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në muajin gusht u regjistruan 216 872 turistë, 102 061 prej tyre turistë të huaj, ndërsa në gushtin e kaluar ishin regjistruar 190 855, ashtu që 74 673 ishin turistë të huaj.

    Lajmi Paraprak

    Shtyllat elektrike rrezikojnë qytetarët e Dibrës

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet trajtim human për personat me sëmundje të rralla në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë