Rrugë të bllokuara dhe qytetarë të shqetësuar nga zhurma e tubimeve partiake

    Rrugë e bllokuar dhe kolona veturash që presin, punëtorë të mirëmbajtjes së qytetit që pastrojnë rrugën dhe veturë policore që kanë bllokuar bulevardin. Ishin pamjet që sot mund të shihje para godinës së qeverisë. Dhe që zyrtarisht nga sot fillon fushata politike parazgjedhore.

    Ndërkohë ka qytetarë të shqetësuar edhe nga zhurma e madhe që bëhet nëpër tubime, e në veçanti kur ato mbahen në bulevarde dhe afër ndërtesave ku ata jetojnë.

    “Këtu jetoj. Tani fillon kampanja dhe a do të pengoje zhurma, muzika etj. Po sigurisht, nuk duhet këtu të bëhen tubime, kjo nuk është qendër, në qendër le të mbajnë e jo këtu. A jetoni afër. Po në kullën këtu. Dëgjohet ? po dëgjohet si jo dhe atë nga dje, përse dy ditë më herët. A nuk keni ndonjë vend tjetër të ikni dhe të ktheheni pasi të përfundojë fushata. Jo ku të iki, nga shtëpia nuk iket”, tha një qytetar.

    ”A u pengon zhurma? U mësuam më, pengon por u mësuam më, a mund të ndryshohet jo. E gjithë kjo është e pakëndshme sepse ky vend është shumë qarkullues dhe ja tani disa ditë do të jetë kjo e as që do të mund të kalosh këtu as në këmbë e as me veturë. Porositë nëse realizohen siç duhet nuk ka nevojë për kësi tubimesh dhe populli duhet të jetë i vetëdijshëm se çfarë do të na ndihmoje kjo zhurmë, muzikë dhe tubime”, u shpreh një tjetër qytetar.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se do të bëjnë gjithçka për mbarëvajtjen e komunikacionit i cili në periudha zgjedhore edhe bllokohet për shkak të aktivisteve partiake ndërsa shtojnë se bulevardi para qeverise do të lirohet pas përfundimit të tubimit.

    “Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor po ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, me çrast mbyllen Blv. “Ilinden”, shtrirja nga Ura e Goce Dellçev deri në Bulevardin. “Kliment Ohridski” nga të dy drejtimet. Gjatë ditës së nesërme sipas nevojës do të mbyllen edhe rrugët e tjera në zonën e gjerë qendrore. Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja”, thonë nga MPB.

    E përveç se në bulevardin para qeverisë që sot nisen punimet e skenës ku do të drejtohen udhëheqës partiak nga dita e sotme në të gjithë qytetet e vendit fillojnë aktivitetet partiake parazgjedhore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pavarësisht premtimeve, në vend të shkurtimit administrata rritet

    Lajmi i rradhës

    Tek institucionet shtetërore dhe te tenderët publikë ‘vlon’ korrupsioni!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë