Rrymë më të lirë për kompanitë që prodhojnë produktet bazë ushqimore

    Kompanitë që prodhojnë produktet ushqimore bazë do të paguajnë energji elektrike me çmim më të lirë, me çmim fiks 80 euro për megavat orë dhe me këtë pritet që çmimi final i produkteve bazë të ulet për më sa paku 10 përqind. Kjo është një prej masave që Qeveria i miratoi në seancën e një dite më parë, të prezantuara nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

    “Vendimi i Qeverisë ka të bëjë me kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë ku bëjnë pjesë prodhuesit e vajit për gatim, bukës dhe prodhimeve të miellit, prodhuesve të miellit, qumështit dhe produkteve qumështore, industria e mishit. Me këto masa kompanitë, prodhuesit e produkteve ushqimore bazë do të kenë energji stabile dhe më të lirë që në fund do të ndikojë në stabilizimin e çmimeve të produkteve finale që prodhohen dhe shiten nga këto kompani.”, tha Kovaçevski.

    Përveç kësaj, kryeministri foli edhe për ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski, duke komentuar propozimet e partive nga blloku shqiptar për zëvendësimin e fjalës “gjuha që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve” me gjuhën shqipe, si kusht për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, theksoi se amendamentet duhet të mbështeten nga të gjitha partitë politike për t’u përfshirë në Kushtetutë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët ankohen për kontrata jotransparente nga “shitoret e parave”

    Lajmi i rradhës

    Cërska e Madhe dhe e Vogël drejt shuarjes, fshatra me katër banorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë