Rubio nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të NATO-s

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, planifikon të mos marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO në Bruksel javën e ardhshme, thanë dy zyrtarë amerikanë.

    Në vend të tij, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Zëvendës-Sekretari i Shtetit, Christopher Landau.

    Nuk është e qartë pse Rubio ka vendosur të mungojë – dhe planet mund të ndryshojnë, shkruan reuters.

    Por, kjo mungesë vjen në një moment kur zyrtarë amerikanë dhe ukrainas përpiqen të afrojnë pozicionet për lidhur me planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund pushtimit rus në Ukrainë, diçka që ka shqetësuar disa diplomatë evropianë, të cilët thonë se po përjashtohen nga procesi.

    Është jashtëzakonisht e rrallë që sekretari amerikan i Shtetit të mungojë në një takim formal të NATO-s – zakonisht mbahen dy raste në vit.

    Mungesa e tij vë në pikëpyetje angazhimin e Uashingtonit ndaj sigurisë evropiane dhe forcës së aleancës transatlantike – në një kohë kur besueshmëria e SHBA-së në NATO po vihet në dyshim. 

    Lajmi Paraprak

    ChatGPT është shndërruar në një udhëzues për prindërimin e fëmijëve dhe kjo është e rrezikshme

    Lajmi i rradhës

    Nëntë muaj “pa rezultate në dialog”, Kallas propozon vazhdimin e mandatit të Sorensen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë