Rumania nuk përkrah ndarjen e Shqipërisë nga pakoja me Maqedoninë për nisje të bisedimeve me BE-në

    Paralajmërimet gjithnjë e më të zëshme se Shqipëria do të kërkojë të ndahet nga pakoja me Maqedoninë për nisje të bisedimeve me BE-në, sipas ministrit rumun për Punë të Jashtme, Bogdan Auresku, janë të papranueshme. Ai theksoi se Rumania është mbështetës i fortë i Maqedonisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe konsideron se vendi duhet t’i nisë negociatat sa më shpejt.

    “Nuk kishte bisedime për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne nuk e përkrahim ndarjen në këtë moment. Mendoj se është me rëndësi të arrihet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur që të fillojnë negociatat aderuese me të dyja vendet bashkërisht”.

    Shqipëria ka të drejtë të kërkojë të ndahet, por vendimi i këtillë nuk do të ketë interes afatgjatë, thotë shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Bujar Osmani. Megjithatë, ai rikujton se vendimin për këtë çështje e sjellin vendet-anëtare të BE-së.

    “Jam i vetëdijshëm se edhe Shqipëria e ndan mendimin se në plan afatgjatë kjo nuk i konvenon dhe mendoj se edhe shumë vende anëtare të BE-së mendojnë se kjo do ta përkeqësojë dinamikën. Tani për tani nuk kemi sinjal nga asnjë vend anëtar i cili preferon ndarje të pakos. Të gjithë janë të interesuar që kjo punë të mbarojë për të dy vendet dhe se çështja do të aktivizohet në qershor nëse ne nuk i fillojmë negociatat, jam i sigurt”.

    Sa u përket negociatave me Bullgarinë dhe akuzave nga opozita se ekziston non-paper i cili po mbahet në fshehtësi. Osmani thotë se tani për tani nuk mund të njoftojë se Sofja zyrtare ende nuk është shprehur nëse e pranon. Kur të kemi pëlqim do ta njoftojmë opinionin publik për të gjitha detajet, tha Osmani.

    “Po, ka një dokument të tillë që ne jemi të gatshëm ta pranojmë, megjithatë derisa nuk marrim përgjigje se i njëjti është i pranueshëm edhe për Republikën e Bullgarisë, mendoj se këto kushtet nuk janë të pjekura që të mund t’i njoftoj deputetët ose opinionin publik për shkak se ky propozim mund të refuzohet dhe atëherë i gjithë operacioni do të ishte i panevojshëm”.

    Për kërkesat e fundit të presidentit bullgar, Rumen Radev që të mos pranohet që bullgarët në Maqedoninë të quhen minoritet, Osmani thotë se nuk e kupton retorikën e këtillë të Radevit, për shkak se te ne ekziston termin etnik – bashkësi. Sa i përket mospranimit të minoritetit maqedonas në Bullgarinë, Stejt departamenti i SHBA-ve doli me qëndrim se Bullgaria po i shkel të drejtat e tyre.

    “Autoritetet vazhduan ta mohojnë regjistrimin e grupeve etnike maqedonase të aktivistëve siç janë organizata maqedonase “Ilinden”, shoqata e maqedonasve të shtypur-viktima të terrorit të komunizmit, shoqata për mbrojtjen e të drejtave individuale të qytetarëve dhe klubi maqedonas për tolerancë etnike në Bullgari, edhe krahas 14 vendimeve paraprake të gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut se mohimi e prish lirinë e bashkimit të grupeve”.

    Përndryshe, kryeministri bullgar Kirill Petkov së bashku me zëvendësen e presidentit të Bullgarisë, Iliana Jotova të shtunën po vijnë në Manastir, siç njoftojnë, me vetëiniciativë, ndërsa do ta vizitojnë klubin bullgar dhe do të marrin pjesë në hapjen e bibliotekës me letërsi bullgare. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Hendbollisti kroat u pranua në spital pa rrahje të zemrës! Mojsova: E kishim të pamundur ta mbajmë në jetë

    Lajmi i rradhës

    Viktimë e dhunës në familje dhe në punë | Në kërkim të drejtësisë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë