Rusët po varfërohen, oligarkët po pasurohen

    Rusia është futur në pesëshen e parë të vendeve në botë për nga numri i miliarderëve në dollarë dhe në dhjetëshen e parë për nga numri i milionerëve.

    Sipas Raportit Global të Pasurisë, Rusia aktualisht ka 122 miliarderë.

    Më shumë miliarderë kanë vetëm Shtetet e Bashkuara, Kina, India dhe Gjermania.

    Gjatë vitit të fundit, në Rusi janë shfaqur 22 mijë milionerë të rinj në dollarë. Ky numër është më i lartë edhe se në Kinë, pavarësisht dallimit të madh në madhësinë e popullsisë.

    Numri i rusëve jashtëzakonisht të pasur vazhdon të rritet, edhe pse vendi përballet me luftë, sanksione ndërkombëtare dhe rënie të standardit të jetesës për shumë qytetarë.

    Ndërsa disa po rrisin pasurinë e tyre, të tjerë po përballen me rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Shumica e ujësjellësve dhe puseve në vend janë në gjendje jo të mirë

    Lajmi i rradhës

    Besa pa besim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë