Profesori universitar dhe ish-ministër i Arsimit Sulejman Rushiti në Click Plus në TV21, tha se statistikat e ikjes së banorëve të Maqedonisë së Veriut janë alarmante. Ai thotë se me këtë ritëm të ikjes RMV-ja është barazuar me vendet që janë në kriza lufte, përcjell Nistori.
Rushiti: Pse të rinjtë nuk bëjnë lëvizje të tyre politike?
Rushiti pyeti se pse të rinjtë nuk bëjnë lëvizjet e tyre politike? E për këtë reagoi Bendi Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim. Hodai tha se të rinjtë nuk bëjnë lëvizjet e tyre politike, sepse nuk mbështeten.
Rushiti: Dua që të rinjtë të bëhen më aktiv
Profesor Rushiti tha se ka dëhirë që të rinjtë të bëhen më aktiv. Ai kujtoi kohën e gjeneratës së tij ku kanë protestuar kundër regjimit edhe pse dënimet kanë qenë me burgosje.
“Dëshiroj që t’i stimuloj të rinjtë që të bëhen më aktiv, për atë që është pjesë e jetës së tyre. Dhe nëse gjenerata jonë ka protestuar përballë një regjimi i cili ndëshkimet i ka pasur me burgosje. Dua të bëhem katalizator për të nxitur studentët të jenë më aktiv”, deklaroi Rushiti. /Nistori/