Rusi: Rritet numri i vetëvrasjeve te fëmijët për gati 40 për qind

    Një këshilltar i Zyrës së Avokatit të Popullit për Fëmijët në Rusi, ka thënë se numri i vetëvrasjeve në mesin e fëmijëve është rritur për gati 40 për qind.

    Roman Chuprikov ka thënë më 11 gusht se numri i vetëvrasjeve të regjistruara në mesin e fëmijëve në Rusi ka qenë 753, derisa më 2020, kjo shifër ka qenë 548.

    Karine Keshchyan, eksperte në Qendrën për Kërkime Psikiatrike në Moskë, ka thënë se numri i tentim-vrasjeve te fëmijët është shumë më i lartë.

    Sipas saj, ekspertët e psikiatrisë nuk po munden të përballojnë “numrin e madh të fëmijëve” që tentojnë të vrasin veten, sepse prindërit e tyre shpesh refuzojnë të kërkojnë ndihmë profesionale./REL/

    Lajmi Paraprak

    Parlamenti letonez e cilëson Rusinë si shtet sponsorizues i terrorizmit

    Lajmi i rradhës

    MPJ nuk ka informacione për shtetas të vendit të cilët luftojnë ose kanë humbur jetën në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë