Rusia e konsideron të papranueshme deklaratën e Ramës për bashkimin Shqipëri-Kosovë

    Ministria e Jashtme e Rusisë i ka konsideruar të papranueshme deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili dje në një televizion shqiptar kishte deklaruar se bashkimi me Kosovën mbetet aspiratë e tij.

    Sipas Rusisë, promovimi i planeve për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” është në kundërshtim me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

    “Ne e konsiderojmë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën plotësisht të papranueshme. Promovimi i planeve për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe minon stabilitetin në rajon. Është veçanërisht e çuditshme të dëgjosh një udhëheqës të një vendi ballkanik që deklaron shkeljen e një dokumenti që është themeli i zgjidhjes së Kosovës si një qëllim kryesor të karrierës së tij politike. Kjo lloj deklarate nuk përshtatet në kontekstin e përpjekjeve të përbashkëta të Beogradit dhe Tiranës për të krijuar një treg të përbashkët nën nismën rajonale të Ballkanit të Hapur të ndjekur në bashkëpunim me Shkupin”, thuhet në reagimin e tyre.

    Ministria e Jashtme e Rusisë tash pret një përgjigje adekuate nga, siç i konsideron Kremlini, “përgjegjësit perëndimorë të projektit të shtetësisë së Kosovës”.

    “Shpresojmë të shohim një përgjigje adekuate nga përgjegjësit perëndimorë të projektit të “shtetësisë” së Kosovës ndaj këtij provokimi të pacipë. Ne jemi jashtëzakonisht të befasuar që ata po i lënë këto lloj thirrjesh përçarëse të veprojnë ndërsa sulmojnë Beogradin për konceptin e tij të justifikuar humanitar të “Botës Serbe” që nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare”, përfundoi reagimi i tyre.

    Lajmi Paraprak

    Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajcak po shton presionin ndaj Kosovës për Asociacionin

    Lajmi i rradhës

    Xhymertllëku i xhà Edit, kriza energjetike dhe kusia me korrent

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë