Rusia mbyllet plotësisht për një javë | Putin urdhëron qytetarët të mos dalin në punë

    Rritja alarmante e rasteve me Covid 19 ka detyruar autoritetet në Rusi të marrin masa të ashpra.

    Reuters shkruan se presidenti Vladimir Putin njoftoi një javë pushim prej 30 tetorit, si mundësia e fundit për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit të vend.

    Vetëm të mërkurë, autoritetet shëndetësore ruse raportuan për 1,028 viktima nga koronavirusi, shifra më e lartë në Rusi që prej fillimit të pandemisë.

    “Tani për tani, është e rëndësishme që të zvogëlohet kulmi i valës së re të pandemisë”, tha Putin.

    Putin tha se kjo periudhë, nga 30 tetori deri më 7 nëntor, mund të zgjatet për rajone të caktuara.

    Lajmi Paraprak

    Republika Sërpska u hap rrugën strukturave paralele në BeH

    Lajmi i rradhës

    Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë