Rusia njofton për shkëmbim të burgosurish me ShBA-në

    Ministria e Jashtme e Rusisë tha se piloti i burgosur, Konstantin Yaroshenko, është shkëmbyer me ish-marinsin amerikan, Trevor Reed, dhe se ky shkëmbim ka ndodhur në një shtet të paspecifikuar evropian.

    Reed, 30-vjeçar nga Teksasi, ishte dënuar më 2020 nën akuza se kishte sulmuar dy policë rusë më 2019.

    Qeveria amerikane dhe Reed kanë dënuar akuzat dhe kanë vënë në pikëpyetje procedurat gjyqësore.

    Yaroshenko ishte arrestuar në Liberi më 2010 dhe ishte dërguar në SHBA. Një vit pas kësaj, ai ishte dënuar për kontrabandim të kokainës me avionët e tij dhe droga thuhej se kishte destinacion Amerikën Jugore, Afrikën dhe Evropën. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Danimarka nënshkruan marrëveshjen për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    PISA PO VJEN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë