Rusia përballet me vërshime

    Për shkak të shirave, që kanë shkaktuar vërshime në jug të Rusisë, mbi 1.500 persona janë detyruar që të evakuohen, thanë zyrtarët më 14 gusht.

    Autoritetet në rajonin Krasnodar thanë se mbi 1.400 shtëpi janë vërshuar pas stuhive dhe shirave të rrëmbyeshëm që goditën rajonin këtë javë. Rreth 108.000 banorë në 11 vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike.

    Sipas shërbimeve emergjente, në total 1.531 persona janë evakuuar. Qyteti Anapa në Detin e Zi është vendi më i goditur nga vërshimet.

    Zyrtarët e emergjencave kanë paralajmëruar se mot me shi do të ketë edhe në dy ditët e ardhshme.

    Përgjatë Detit të Zi dhe në jug, në Turqi, ka pasur vërshime. Në Turqi të paktën 44 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve./REL/

    Lajmi Paraprak

    Sofja mban peng bisedimet e Shkupit me BE-në

    Lajmi i rradhës

    Bie fluksi në pikat e imunizimit, të rinjtë preferojnë vaksinën Pfizer

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë