Rusishtja në Kumanovë, Mexhiti i quan lëvizjet e ambasadorit rus në RMV të kufizuara në nivel lokal

    I pyetur për intensifikimin e takimeve të ambasadorit rus Sergey Bazdnikin me politikanë në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se lëvizjet e tij janë të kufizuara në nivel lokal, përcjell Nistori.

    “Nuk shkon më gjerë sesa Levica dhe këta të tjerat, të kufizuara i ka lëvizjet, në nivel lokal”, tha Mexhiti.

    Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili udhëheqë më partinë ZNAM, ka pritur takuar ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bazdnikin, ku një nga temat e diskutuara është edhe mësimi i gjuhës ruse në shkollat e Maqedonisë së Veriut.

    Në mars të vitit 2022, Rusia e futi Maqedoninë e Veriut në listën e shteteve armike, së bashku me shumë shtete të rëndësishme, si ShBA-në dhe ato në Bashkimin Evropian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Man United do të nis bisedimet me trajnerin e njohur nëse vendosin ta shkarkojnë Ten Hagun

    Lajmi i rradhës

    Zuckerberg, personi i dytë më i pasur në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë