Lëvizja Besa – kryeministrit Kovaçevski: Keni shumicë të blerë dhe të shantazhuar që nuk pasqyron realitetin politik të verdiktit të popullit

    Lëvizja Besa i është përgjigjur kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, pas kryeministri ditë më parë kërkoi që Lëvizja Besa të sillet si parti opozitare në Kuvend. Nga Besa thonë se kryeministri të pranojë sfidën e zgjedhjeve dhe e shohim kush ka shumicë në Kuvend, përcjell Nistori.

    “Deklaratat e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për rolin e Lëvizjes Besa në Kuvend janë deklarata joserioze dhe tregojnë qasjen e pushtetit aktual se ata duan çdo gjë të kalojnë përmes forcës së numrave, deputetëve të blerë apo shtrembrimit të vullnetit të qytetarëve të vendit. Lëvizja Besa është opozitë konstruktive e cila e zhveshi komplet regjimin hibrid të LSDM dhe BDI prandaj se si do sillen depuetet e Lëvizjes BESA në Kuvend nuk është punë e kryeministrit Kovaçevski”, thonë nga Besa.

    Nëse Kovaçevski është i bindur se ka shumicën, Besa i bën thirrje që të pranojë sfidën e opozitës dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa deri atëhere ai mund të “gëzojë” detyrën e marrë si kryeministër nga një shumicë e blerë dhe e shantazhuar që nuk pasqyron realitetin politik të verdiktit të popullit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    QEVERIA NUK OFRON NDIHMË – Komunat janë zhytur në borxhe të mëdha për energjinë elektrike

    Lajmi i rradhës

    PO DU ME DALË SHLIRË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë