Ruskovska: Po shqyrtohet dokumentacioni për tragjedinë në Tetovë

    Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsioni për momentin nuk ka thirrur dëshmitarë për tenderët për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë. Kryetarja e kësaj prokurorie, Villma Ruskoska në intervistë për Radio Evropa e Lirë shprehet se janë duke e shqyrtuar dokumentacionin dhe pritet të vendosin për hapat e ardhshëm. Nëse eventualisht vërtetohet se diçka në pjesën e furnizimeve nuk është në rregull, do të vendosin kush dhe nëse do të thirret, si dëshmitarë apo si person nga i cili kërkohen informacione të nevojshme sepse çdo gjë do të jetë në procedurë para-hetimore, shton Ruskoska.

     “Nuk mund të flas prej tash. A ka përgjegjësi në përgjithësi, duhet të shihet. Nëse ka përgjegjës gjegjësisht nëse është shkelur ligji për furnizime publike sepse është miratuar ligj i veçantë për furnizimin e këtyre spitaleve modulare, në këtë pjesë nëse ka shkelje, atëherë do të vendosim kë do të thërrasim për bisedë. Çdo gjë tjetër është në pjesën që e udhëheq Prokuroria Publike e Tetovës”- deklaroi Villma Ruskoska- kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Opozita kërkon lirimin e të arrestuarve në protestën e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Lidhja mes shëndetit të syve dhe demencës, flasin studiuesit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë