Sa do të rriten pagat në kulturë? 

    Përllogaritja e re e rrogave të punonjësve të kulturës ka ashpërsuar retorikën mes  sindikalistëve dhe Ministrisë së Kulturës. Ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska i ka cilësuar si dezinformacione  pretendimet e Sindikatës duke pohuar se me vendimin e ri konfirmohet vetëm niveli i pagës bazë, ndërsa të gjitha të drejtat e fituara nuk cenohen. Sindikata ka publikuar vendimin e Ministrisë së Kulturës drejtuar institucioneve në varësi, që sipas tyre është një truk për të kamufluar manipulimin me ligjin.  Sipas ministres Sindikata nuk duhet të  dezinformojë, por të konfirmojë se punëtorët e kulturës do të marrin rritjen më të lartë të rrogës deri tani për muajin mars.

    “Ministria e Kulturës kundërshton ashpër dezinformatat dhe krijimin e panikut nga ana e Sindikatës së Kulturës ndaj punëtorëve në kulturë. Ka vetëm një të vërtetë dhe ajo është se në preambulën e Vendimit dërguar punonjësve në kulturë, thuhet neni 14 i Kontratës së Përgjithshme Kolektive dhe e drejta e fituar për pagë më të lartë do të zbatohet edhe për pagën e marsit. Baza e llogaritjes së pagës është paga minimale sipas kontratës kolektive të degës dhe vazhdon të zbatohet e drejta e përcaktuar më parë sipas kontratës së përgjithshme kolektive. Me këtë vendim caktohet vetëm shuma e pagës minimale në përputhje me ligjin, mbeten të gjitha të drejtat e fituara më parë. Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar për vlerësimin e duhur të punës së artistëve dhe të gjithë punonjësve në sektorin e kulturës”, thuhet në reagimin e ministres së Kulturës.

    Si kundër përgjigje Sindikata ka publikuar vendimin e Ministrisë së Kulturës që i është dërguar të hënën zyrtarisht drejtorëve të institucioneve të kulturës.  “Sindikata e Kulturës akuzohet se ka përhapur dezinformata dhe panik te punëtorët në kulturë. Për këtë arsye po publikojmë draft vendimin dërguar drejtorëve, e cila tregon manipulimin e Ministrisë së Kulturës. Në  preambulën e vendimit përmendet neni 14 i Ministrisë së Kulturës për sektorin publik, por në dispozitiv të vendimit nuk zbatohet fare. Vetëm Ministria e Kulturës për kulturë vlen. Prandaj  i bëjmë thirrje ministres që t’ua shpjegojë qartë punëtorëve në kulturë dhe të mos na demantojë si sindikatë se ku është aplikuar neni 14  në projektvendim dhe sa është rritja në përqindje e pagës”, thonë nga Sindikata e Kulturës.

    Rritja e pagave të punonjësve në kulturë me 10 për qind, u arrit në shtatorin e kaluar, vendim ky që nuk është i vlefshëm që nga muaji i kaluar, me ndryshimin e pagës minimale. Pagat në kulturë përcaktohen sipas nenit 65 të Marrëveshjes Kolektive për Kulturë, e cila është në fuqi nga viti 2020 dhe është nënshkruar nga ministri i atëhershëm Hisni Ismaili më 30 dhjetor 2019. Ajo u përmbyll nga partnerët – Ministria e Kulturës, Sindikata për Kulturë dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. “Paga bazë bruto e të punësuarit me kohë të plotë përcaktohet në mënyrë që shuma e pagës minimale bruto në Republikën e Maqedonisë së Veriut e publikuar në përputhje me ligjin të shumëzohet me koeficientin e kompleksitetit të grupit, gjegjësisht nëngrupit në të cilin vendi i punës të cilit i takon punëmarrësi sipas kësaj marrëveshjeje kolektive”, thuhet në të. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Partitë “përkëdhelin” pensionistët!

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet afrohen, por besimi ka rënë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë