Sa është e përgatitur Kodra e Diellit për sezonin turistik?

    Drejtori i Elem Turs, Adem Avziu në “Magazina Ekonomike, foli për përgatitjet rreth sezonit të ri turistik në Kodrën e Diellit. Sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe priten vetëm reshjet shtesë të dëborës. Avziu shpreson në një sezon të suksesshëm turistik.

    “Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik 2022-2023, për këtë sezon turistik janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillim të mbarë të këtij sezoni, shpresoj të kemi një sezon të suksesshëm, ashtu siç i kaluam edhe dy sezonet e mëparshme. Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, janë bërë të gjitha testimet dhe inspektimet e ski-ashensorëve, ski lifteve dhe veçmë po presim reshje shtesë të borës, për të filluar me sezonin turistik”, u shpreh Avziu.

    Çfarë u ofron turistëve Kodra e Diellit?

     Avziu, tha se është planifikuar ndërtimi i disa parkingjeve në Kodrën e Diellit, për ta eliminuar edhe këtë problem me të cilin përballet kjo qendër turistike. Avziu madje paralajmëroi edhe ndërtimin e dy hoteleve të reja me katër yje.

    “Në qendrën Turistike Kodra e  Diellit, turistët, skiatorët, do i kenë në dispozicion  të gjithë ski ashensorët në gjendje perfektë, do funksionojnë pa asnjë përjashtimi. Pasi siç ceka dhe më herët i kemi bërë të gjitha inspektimet e nevojshme për këtë sezone turistik. Do e kenë në dispozicion Hotel Sllavian i cili është në pronë të shtetit dhe me të njëjtin menaxhojmë ne. Gjithashtu jemi në koordinim dhe bashkëpunim edhe me operatorët ekonomik privat të cilët operojnë në Qendrën Turistike, “Kodra e Diellit”. Edhe ata veçmë janë të përgatitur me kapacitet të plotë dhe presim në çdo momente të kemi reshje të mjaftueshme të borës, për të bë edhe hapjen e sezonit turistik, zyrtarisht për këtë sezon turistik”, deklaroi Avziu, drejtor i Elem Turs. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dimri dhe ekzema – Si ndikon sezoni i ftohtë tek lëkura

    Lajmi i rradhës

    Kush janë “partnerët alternativë” të Escobarit për Asociacionin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë