Sa harxhojnë energji elektrike amvisëritë në vend?

    Në Maqedoni 17 amvisëri harxhojnë 10% të totalit të konsumit të energjisë elektrike në vend. Pra, këto familje harxhojnë 30 për qind të gjithë energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet. Për shkak të shembujve të tillë, Komisioni Rregullator i Energjetikës është në fazën përfundimtare të përgatitjes së një rregulloreje të re për tarifat për përdoruesit. Edhe pse këto familje janë pagues të rregullt të faturave të energjisë elektrike, Komisioni thotë se rregullat do të duhet të ndryshojnë. Ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë tarifa më të larta.

    “Nëse shpenzimi mesatar është 10 kilovat në ditë ndërsa leximi mund të ndryshojë për 25 deri në 35 ditë, nëse tek ju është 25 ditë në bllokun e parë, i bie të jetë 250 kilovat orë. Nëse është 35 ditë, atëherë 350, me qëllim që t’i evitojmë zërat se qëllimisht nuk lexohen për ta vendosur në bllok më të lartë, me qëllim që qytetarët të jenë të sigurt se do ta marrin atë që u takon”, tha Marko Bislimovski- kryetar i KRE-së

    Dhe derisa KRRE e përgatit Rregulloren e re, një pjesë e kompanive nga sektori energjetik i bëjnë përllogaritjet e fundit para se t’i dërgojnë për pranim, prej ku edhe varet çmimi final që e paguajnë qytetarët. Elektro- distribucioni dhe EVN Home tashmë i kanë dërguar shpenzimet pranë Rregullatorit, të cilat kanë treguar se këto dy kompani kanë humbje mes 25 deri 30 milionë euro. Deri më tani nuk dihet cila shumë do të pranohet. Kompanitë e tjera kanë afat deri në fund të muajit t’i dorëzojnë përllogaritjet e tyre. Çmimi mesatar me të cilin do të shitet rryma këtë vit do të jetë 240 euro për megavat orë, ose disa herë më shtrenjtë se para krizës energjetike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE-ja është e vendosur për bllokimin e Kuvendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë