Sa kushtoi sot një fuqi nafte në tregjet ndërkombëtare?

    Çmimet e naftës u stabilizuan me pak mbi 82 dollarë në tregjet ndërkombëtare falë një dollari më të dobët që mbështeti kërkesën.

    Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 53 cent më i lartë se në mbylljen e djeshme të tregtisë dhe arriti në 82.13 dollarë. Dje e mbylli tregtinë me minus 1.17 dollarë.

    Në tregun amerikan çmimi i një fuçie u rrit sot me 52 cent, në 77.16 dollarë. Dje e mbylli tregtinë në minus 1.23 dollarë.

    Tregtarët u shqetësuan dje nga kërcimi i stoqeve të naftës bruto në SHBA javën e kaluar, me 12 milionë fuçi, sipas një raporti të Ministrisë së Energjisë, për shkak të reduktimit të përpunimit në rafineri. Rezervat e benzinës ranë me 3.7 milionë fuçi.

    Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) vlerësoi në një raport të publikuar të enjten se kërkesa globale për naftë po humbet vrullin, duke ulur paksa parashikimin e saj për rritjen e kërkesës këtë vit në 1.22 milionë fuçi në ditë.

    Këtë vit, oferta duhet të rritet me 1.7 milionë fuçi në ditë, disi më e fortë se sa kishte parashikuar agjencia deri më tani.

    Çmimet u mbështetën të enjten nga një dollar më i dobët, i cili forcon fuqinë blerëse. Indeksi, i cili mat vlerën e monedhës së gjelbër kundrejt një shporte me gjashtë monedha të tjera kryesore, ra 0.4 për qind pas një rënie të mprehtë të shitjeve me pakicë në SHBA.

    Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) njoftoi veçmas se të mërkurën çmimi i një fuçie të shportës së naftës të anëtarëve të saj ishte pothuajse i pandryshuar dhe arriti në 82.52 dollarë. 

    Lajmi Paraprak

    Si do të dukej formacioni i Real Madridit me Kylian Mbappe në ekipin sezonin e ardhshëm

    Lajmi i rradhës

    “LUFTA VAZHDON” – Dy Kongrese brenda dy dite: Taravari sot, Sela të dielën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë