“LUFTA VAZHDON” – Dy Kongrese brenda dy dite: Taravari sot, Sela të dielën

    Edhe zyrtarisht është ndarë në dysh Aleanca për Shqiptarët. Kongresi i Grupit të Ziadin Selës mbahet m 18 shkurt – e dielë, ndrëkohë që Arben Taravari, i shkarkuar nga Kuvendi i partisë ditë më parë, ka paralajmëruar Kongres të partisë për sot. Në rrjetet sociale, Taravari ka publikuar orarin dhe vendin e Kongresit, ndërsa grupi i Selës ka debatuar që sot mund të mbahet Kongres.

    “Në bazë të nenit 31, pika 1, të Statutit të Aleancës për Shqiptarët, thërras Kongres të jashtëzakonshëm ditën e nesërme, e premte, 16 shkurt 2024, ora 19:00, në Aleksandar Palace në Shkup. Ndryshimi Ka Nis!”, shkruan Taravari në FB, ndërsa është shpërndarë nga mbështetësit e tij.

    Në ndërkohë, nbështetësit e Selës kane nxjerrë menjëherë orarin e Kongresit për më 18 shkurt, në hotel Aleksandar Palace, në Shkup.

    Ndryshe, “lufta” se kush do ta fitojë udhëheqjen e partisë po vazhdon, ndërsa verdiktin e fundit – me gjasë do ta japë gjykata. Dy dyja grupet pretendojnë se e kanë shumicën e kuvendarëve. (koha.mk)

    Lajmi Paraprak

    Sa kushtoi sot një fuqi nafte në tregjet ndërkombëtare?

    Lajmi i rradhës

    Nepotizëm në vend të meritës!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë