Sa lexojnë libra tetovarët?!

    Tetovarët lexojnë libra. Sipas bibliotekares Gjyltene Ajruli, brenda ditës në bibliotekën e Tetovës  frekuentojnë rreth 350 lexues të rregullt.

     “Me plot siguri e them se edhe gjatë sezonit veror biblioteka është mjaftë e  frekuentuar. Gjatë kësaj periudhe biblioteka frekuentohet nga lexues tamam  në rregull  ata që e duan librin edhe jetojnë me librin për dallim nga vitet e kaluar pandemia ndikoj në një zbehje të lehte por megjithatë biblioteka është mjaftë e  frekuentuar. Më të rregullt janë lexuesit e kategorisë së mesme, të punësuarit amviset. Kemi një rënie te letë të nxënësve të shkollave të mesme, por me fillimin e vitit shkollor edhe ata do të jenë prezent në bibliotekën e Tetovës. Në 200 metra katror funksionojnë dhe flas për statistikën ditore mbi 350 lexues, flas në këtë orar të shkurtuar”, tha Gjylten Ajruli, bibliotekare.

    Sipas Ajrulit  kjo bibliotekë ka rreth 8 mijë anëtarë, ndërsa 5300 janë aktivë që lexojnë rregullisht , por mosha mesatare edhe titujt e lirë janë ata që kërkohen më shumë në këtë kohë vere.

    “Numri i përgjithshëm është mbi 87 mijë, por aktive janë 5300 lexues. Përsëri mund ta them se vjet kishin 6 mijë lexues dhe kemi një rënie të lehtë. Shkaqet nuk dihen, ne do bëjmë kërkime dhe studime por megjithatë një mesatare është gjithmonë 5300 të rregullt flas në përgjithësi edhe në sektorin për fëmijë dhe të rritur janë  aktivë  dhe ky numër është mjaftë i kënaqshëm vetëm po të bëjmë një krahasim të thjeshtë ”, pohoi Gjylten Ajruli, bibliotekare.

    Biblioteka ka një hapësirë prej vetëm 200 metra katrorë, ndërsa brenda janë  mbi 120 mijë tituj.

    Objekti i  ri i bibliotekës  së Tetovës edhe pse ka fillua që të ndërtohet para tetë vitesh i njëjti akoma nuk është duke përfunduar. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Thahet një liqen në Zvicër

    Lajmi i rradhës

    Durmishi komenton koncertin e BDI-së: Fëmijët nuk e meritojnë një degjenerim të tillë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë