Sa para shpenzuan qytetarët e Maqedonisë së Veriut për blerje online

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar i kanë shpenzuar 203,1 milionë euro duke blerë prej dyqaneve vendore onlajn, që paraqet rritje prej 84,5 për qind në raport me periudhën e kaluar në vitin 2020.

    Asociacioni për Tregti Elektronike (AETM) informoi se ndaj tregtarëve elektronikë vendorë janë derdhur 215,2 milionë euro prej të cilave 94 për qind janë prej blerësve vendorë.

    Gjithsej 87,2 për qind të vlerës së transaksioneve ndaj dyqaneve elektronike vendore kanë realizuar personat fizikë. Transaksioni mesatar i realizuar nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut ndaj tregtarëve elektronikë është 26,2 euro edhe atë tek personat fizikë është 26,9 euro, ndërsa tek personat juridikë 22,2 euro.

    “Rritja në nëntë muajt e parë të vitit 2021 në vlerën e transaksioneve onlajn është 68 për qind. Ndryshimi mbase shumë më i rëndësishëm i nxitur nga Kovid-19 është ndryshimi drastik në strukturën e transaksioneve. Nëse nga vlera e përgjithshme para pandemisë më pak se gjysma derdhje ndaj tregtarëve elektronikë, tani tashmë marrin pjesë me 79 për qind ose gjithsej 215,2 milionë euro janë derdhur ndaj tretarëve elektronikë vendorë në nëntë muajt e parë të vitit 2021. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më shumë blejnë prej e-tregtarëve vendorë, 95 për qind të vlerës së e-tregtarëve vendorë e kanë realizuar kartelat vendore (kartelat e dhëna nga bankat vendore)”, thotë kryetarja e AETM, Nina Angellovska.

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar jashtë vendit kanë bërë transaksione në vlerë prej 58,1 milionë euro, që paraqet 21,3 për qind të vlerës së përgjithshme të realizuar të transaksioneve onlajn. Lidhur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është realizuar rritje prej 28 për qind. Transaksionin mesatar që e kanë bërë qytetarët e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit është 26,2 euro.

    Të huajt ndaj tregtarëve elektronikë vendorë në nëntë muajt e parë të vitit 2021 kanë bërë qarkullim prej 12,1 milionë euro, duke e rritur shumën e transaksioneve në raport me periudhën e njëjtë në vitin 2020 për 68 për qind. Shuma e transaksionit mesatar që e kanë bërë të huajt ndaj dyqaneve vendore në internet është 35,3 euro.

    Lajmi Paraprak

    Shekerinska inspektoi ndërtesën e Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake

    Lajmi i rradhës

    Llukarevska përgënjeshtron informacionet për shfuqizimin e “TVSh-ja ime”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë