Sa persona kanë përfituar këto 6 muaj nga ligji i ri i shtetësisë?!

    Nuk është e qartë se persona janë pajisur me shtetësi që nga hyrja në fuqi e dispozitave të reja të ligjit për shtetësi në korrik të 2021-shit. Numri më i madh i kërkesave është në shqyrtim e sipër.

    • 359 lëndë janë në procedurë e sipër nga personat të cilët kanë kërkuar të pajisjen me shtetësi në bazë të neni 7 të ligjit, gjegjësisht personat të cilët deri në 8 shtator 1991 kanë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe të cilën kanë ofruar të paktën një nga dokumentet e nevojshme për ta konfirmuar këtë.
    • 1375 kërkesa të tjera janë nga persona e shpërngulur dhe të cilët kërkojnë shtetësi.

    Procedurat për shtetësi

    • 359 lëndë sipas nenit 7 të ligjit për shtetësi
    • 1375 kërkesa nga persona të shpërngulur

    Ministria e Punëve të Brendshme e cila i dha informacionet për procedurat, mohon të ketë zvarritur qëllimisht lëndët.

     “Procedura administrative e cila ndiqet nga Ministria e Punëve të Brendshme për marrjen e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është specifike dhe bart një sërë aktivitetesh zyrtare që nënkupton se përveç dëshmive të cilat pala duhet t’i sigurojë në këtë procedurë, sigurohen edhe dëshmi të cilat MPB-ja i merr sipas detyrës zyrtare nga institucionet e tjera sipas Ligjit për shtetësi… Akuzat se MPB-ja gjoja nuk i procedon lëndët janë tërësisht të pabaza”- thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Megjithatë, opozita shqiptare e cila kishte iniciuar miratimin e ligjit, hedhin dyshime për punë joefikase të institucioneve.

    “Në qoftë se do të vazhdohet me këtë ritëm, edhe ligji i cili tani është i miratuar dhe unë po ju siguroj se të gjithë qytetarët që kanë këtë problem do të do të kenë mundësi ta kenë të zgjidhur çështjen e shtetësisë… Një qasje e këtillë e Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm tregon se ata edhe në të kaluarën me qëllim kanë zhagitur dhe kanë pamundësuar marrjen e shtetësisë dhe në të njëjtën mënyrë vazhdojnë ta bëjnë edhe tani.”-  deklaroi Ilire Dauti, deputete e Aleancës për Shqiptarët.

    Deputetja Ilire Dauti në qëndrimin e saj ishte bazuar në rastin që e publikoi ditë më parë Alsat. Ministria e Punëve të Brendshme kishte refuzuar kërkesën për shtetësi të Fidrije Dalipit me arsyetimin se ajo nuk kishte jetuar në territorin e vendit para 8 shtatorit të vitit 1991. Megjithatë Dalipi kërkon shtetësi në bazë të certifikatës së martesës me shtetas të Maqedonisë së Veriut e cila daton që nga vitit 2008. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, personat e martuar me shtetas të Maqedonisë së Veriut për më shumë se tre vjet dhe që kanë jetuar pandërprerë në vend për të paktën 1 vjet, mund të pajisjen me shtetësi. Besohet të jenë mbi 8 mijë persona të cilët kanë të drejtë të marrin shtetësi në bazë të ligjit të ri. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    Humbën në Kodrën e Diellit, SPB Tetovë shpëton adoleshentët

    Lajmi i rradhës

    Mungesë të korsisë së emergjencës, gropat e mëdha – “autostrada” Tetovë – Gostivar rrezikon çdo ditë jetën e vozitësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë