Sa shpenzon Maqedonia e Veriut brenda vitit për një të burgosur?

    Sipas të dhënave nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve në RMV që i siguroi AIM, vlera e përgjithshme e ndarë për të gjitha institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe shtëpinë edukative-përmirësuese në Tetovë, arrin 1.119.634.000 denarë ose 18,2 milionë euro, përcjell Nistori.

    Gjysma e tyre janë të destinuara për policinë e burgut dhe nëpunësit e burgut
    555.675.000 denarë, e rreth 18 për qind ose 199.500.000 denarë për të përmirësuar
    kushtet në burgje.

    Përndryshe, një i burgosur në vit i kushton shtetit 9,500 euro, megjithatë, kushtet në burgje mbeten sfida e sistemit ndëshkues-përmirësues. Edhe raporti i Komitetit për Parandalim të torturës për vitin 2020 e thekson këtë problem për burgjet e vendit si dhe nevojën për vendosjen e shërbimit profesional të burgjeve. Drejtori i drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Marjan Spasovski, jep shpresa për përmirësim të gjendjes. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Flet avokati francez i Sali Berishës në gjyqin kundër Departamentit Amerikan të Shtetit: Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët

    Lajmi i rradhës

    Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë