Ndërruesi manual i shpejtësisë mund të jetë në prag të zhdukjes, pasi të dhënat e reja tregojnë se shumë pak vetura të reja në shitje ofrohen me këtë lloj ndërrues shpejtësie.
Të dhënat janë mbledhur nga revista britanike AutoExpress, dhe tregu atje është i ngjashëm me tonin, ndaj këto të dhëna janë të rëndësishme edhe për ne.
Pra, në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 96 modele automjetesh ofrohen me ndërrues manual, në krahasim me 404 modele që kanë ndërrues automatik.
Automjetet me ndërrues manual përbëjnë vetëm 19 për qind të tregut. Vetëm tre vjet më parë, më shumë se 30 për qind e automjeteve ishin të disponueshme me ndërrues manual.
Automjetet elektrike kanë nxitur rritjen e numrit të mjeteve me ndërrues automatik, dhe këtu ndikojnë edhe preferencat e blerësve, të cilëve po u pëlqen gjithnjë e më shumë ndërrues automatik, sepse ofron më shumë komoditet gjatë vozitjes, sidomos në qytet, ku ka shumë ndalesa dhe nisje.