Katër vite e gjashtë muaj burg për komandantin e policisë

    Gjykata Themelore në Shkup i ka shqiptuar dënim prej katër vite e gjashtë muaj komandantit të një stacioni policor me iniciale K.S i cili akuzohet për veprën penale, “Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim i lëndëve narkotike”.

    Në muajin maj të vitit të kaluar, në bashkëpunim me Agjencinë amerikane për luftë kundër narkotikëve – DEA, Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, mori vendim për kryerjen e procedurës hetimore kundër gjashtë personave të cilët dyshohen se kanë kryer këtë vepër penale.

    Gjatë procedurës hetuese pesë nga të akuzuar lidhën marrëveshje me prokurorin publik e më pas dy prej tyre D.J. dhe A.U. u dënuan me nga pesë vite burg, ndërsa M.Z., M.S., dhe G.K. me nga 3 vite e gjashtë muaj burg. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Do të ketë hetim se kush e nxori “sekretin ushtarak” pse kryeministri Kovaçevski nuk u paraqit në ushtri

    Lajmi i rradhës

    RMV rrezikon reduktime të rrymës gjatë stinës së dimrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë