Saçmaroska: vetëm 3 deri 4 % e qytetarëve votojnë mbi bazën e programeve të partive politike

    Retorika e fushatës deri më tani është e bazuar vetëm në deklarata të përgjithshme, tone nacionaliste dhe kalkulime kush do jetë në qeverinë e ardhshme. Ndërkohë vetëm 3-4 % e e qytetarëve votojnë mbi bazën e programeve të partive politike, thotë Neda Maleska Saçmaroska, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve.

    Duke folur për programin 200, Maleska thotë Negociatat për qeverinë bëhen të vështira kur rritet retorika nacionaliste, sidomos mes partive shqiptare dhe maqedonase. Ndërkohë sipas saj fokusi duhet të jetë tek ofertat e partive dhe mundësitë e realizimit të tyre, në katër vitet e ardhshme.

    Organizata e saj ka bërë faqen e internetit odgovornavlada.mk ku janë të përmbledhura dhe ku mund të krahasohen programet e partive parlamentare. Faqja është edhe në gjuhën shqipe. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Veprat shqipe të botuara në Zarë të Kroacisë

    Lajmi i rradhës

    Grindje politike për garazhin në kate në Ohër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë