Sadiku: prania e shumë mediave e ka pamundësuar që të ndalet transmetimi së vërtetës deri te publiku

    Prania në treg e shumë mediave ka pamundësuar që të ndalet deportimi i së vërtetës deri te publiku, thotë në serialin “Robin Hud” Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në temën temën – Klientelizmi dhe censura, partitë politike me “redaksi të tyre mediatike”. Sadiku thotë se historikisht gazetarët janë përballur me grupet e interesit që tentojnë të ndikojnë në raportim.

    “Edhe në rast se dikush tenton ta përdorë një media për propagandë, prapë do të jetë një media tjetër që do ta thotë të vërtetën, prandaj edhe kjo shumëllojshmëria e mediave, është e pamundur realisht të ndalet e vërteta deri te publiku, kjo është mbase kundër-arma e mediave ndaj armës së këtyre grupeve”, theksoi mes tjerash Sadiku.

    “I mjafton një telefon për të bërë skena”, Sadiku: mediat profesionale janë në luftë me raportime të ndryshme në rrjete sociale

    Në lidhje me këtë temë, Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se gazetaria profesionale sot është në luftë me raportime të ndryshme nëpër rrjete sociale dhe plaforma “online”, të cilat janë mjet i gupeve të ndryshme të interesit për propagandë.

    “Duhet ditur të dallohet pra kur një raport i gazetarisë është i bazuar në fakte, është i bazuar në burime, në referenca, është i konfirmuar, është i verifikuar, i ka kaluar të gjitha filtrat para se të publikohet, nga një raport tjetër që është kryesisht me supozime, me propagandë me çfarëdolloj metode që ata e zgjedhin për ta ndikuar një grup të caktuar të shoqërisë, prandaj kjo është lufta e mediave profesionale sot me këto faqe, me këto rrjete sociale, me këto forma të tjera të të bërit gazetari, sepse sot secili qytetar mund të jetë gazetar, i mjafton një telefon me vete dhe të dalë të bëjë skena kudo nëpër rrugët e një qyteti të caktuar, edhe më pastaj i mbetet shikuesit që ta vlerësojë të vërtetën”, shtoi Sadiku. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë?

    Lajmi i rradhës

    Kemi Badenoch bëhet liderja e parë me ngjyrë e Partisë britanike Konservatore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë