Ndërsa shumë njerëz në të gjithë botën marrin vaksinën kundër virusuit Covid-19, mbeten shumë pyetje. A kanë të drejtë qytetarët të preferojnë vaksinat kundrejt njëra-tjetrës? Sa është efektive vaksina kineze “Sinopharm”? A duhet të mbajnë qytetarët maska edhe pas vaksinimit? Nëse dozat e parapara i mjaftojnë organizimit për t’u imunizuar dhe për sa kohë arrinë trupi të krijojë antitruptha pas vaksinimit?
Nistori ka intervistuar mjekun Gjylajdin Fetai, i cili gjithashtu është edhe përgjegjës në pikën rajonale të vaksinimit në Tetovë, për udhëzime, sqarime rreth vaksinës dhe dilemat që paraqiten tek qytetarët.
Aktualisht në Tetovë, qytetarët vaksinohen me “Sinopharm” dhe numri i aplikimeve vazhdon e rritet. Ndiqeni intervisitën për të marrë informacionet rreth dilemave që lexuesit i kanë shtruar për web/portalin Nistori gjatë ditëve të fundit. /Nistori/