Sali – Apasievit: Ende nuk kemi zbuluar ilaç për albanofobinë

    Apasievi e sulmon ministrin Bekim Sali për avancimin e shqiptarëve

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka qenë cak i sulmeve të liderit të partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev. Kjo për arsye se në sektorin e Shëndetësisë ka pasur 17 avancime, ndërsa 14 prej tyre janë shqiptarë. Menjëherë ka ardhur reagimi i Salit, duke theksuar se Apasiev duhet të kërkojë ilaç për shërimin e albanofobisë, përcjell Nistori.

    “Edhe pse kemi personel të mirë nëpër klinika, fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka zbuluar ilaç për albanofobinë. Në ministrinë që e drejtoj unë, secili avancohet sipas meritave dhe punës që e bën e jo sipas përkatësisë partiake e politike që e ka.” – ka deklaruar Sali.

    Ndryshe, Dimitar Apasiev njihet si njëri nga politikanët që është shprehur shpesh me gjuhë raciste dhe gjuhë të islamofobisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Antikorrupsioni: Qeveria të kërkojë përgjegjësi nga Spasovski për tragjedinë e ”Besa Trans”

    Lajmi i rradhës

    Kosova ndalon qarkullimin e makinave me targa KM të regjistruara në dhjetor e tutje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë