Sali: Kam autorizuar kryetarin tim Afrim Gashi të vendos për edhe për pozitën time

    Ministri Bekim Sali në “Clik Plus”, tha se emrat janë të ndryshueshëm, por funksioni është i përjetshëm, duke i komentuar deklaratat se ai mund të largohet nga posti i ministrit të shëndetësisë. Bekim Sali tha se ka autorizuar dhe i ka dhënë liri, kryetarit Afrim Gashi për të vepruar, përcjell Nistori.

    “Oferta mundësia dhe liria për të vendos Afrim Gashi, kryetarit tim i është dhënë nga ana ime, për hir të zhvillimit të mëtutjeshëm që ka AAA, apo partnerëve të koalicionit, nuk duhet të jetë diskutabile pozita e Bekimit”, tha Bekim Sali.

    Ai tha se është i vërtetë për tu zëvendësuar, dhe këtë ja ka thënë Afrim Gashi.

    “Për dallim nga shumë grupacione apo parti politike, te ne nuk është të insistohet të jem unë aty në atë pozitë apo nuk ka. Te ne kryetari e vlerëson se kush ku mund të shkon dhe bëhet propozimi për pozita të caktuara. Edhe emri im është relativ dhe është i ndryshueshëm”, u shpreh Sali ndër të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Interesi publik përbën problem për ministrin Bekteshi

    Lajmi i rradhës

    Katër ushqime që nuk duhet t’i ngrohni më kurrë në mikrovalë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë