Sali – Kovaçevskit: Nuk treguat interes as ju, as Qeveria për të siguruar ilaçin për sëmundjen e fibrozës cistike

    Një ditë pasi ndërroi jetë pacienti që ishte në gjendje të rëndë me sëmundjen fibrozë cistike, Bllagojçe Ilievski, kryeministri Dimitar Kovaçveski i ka thënë ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali se se e kjo situatë është e papranueshme dhe e ka lutur, posaçërisht ministrin që të mendojë nëse mund ta vazhdojë mandatin e tij. Kësaj deklarate i ka reaguar ministri Bekim Sali, duke treguar se mjetet për sëmundje e fibrozës cistike nuk janë siguruar as nga Qeveria, as nga kryeministri. Sipas Salit, është fakt se nuk ka terapi të mjaftueshme për shkak se nuk u soll ai vendim nga të tjerët dhe jo për shkak të MSh-së, përcjell Nistori.

    “Është fakt se Ministria e Shëndetësisë, që prej 27.01 ka kërkuar nga Qeveria të sigurojë mjete për furnizim të ri me terapinë për pacientët me fibrozë cistike. (2) Është fakt se përkundër kërkesës nga MSh-ja, as Qeveria e RMV-së, as personalisht kryeministri, deri dje nuk kanë vendosur që t’i sigurojnë ato mjete. (3) Është fakt se nuk ka terapi të mjaftueshme për shkak se nuk u soll ai vendim nga të tjerët, dhe jo për shkak të MSh-së.” – deklaron Sali.

    Reagimi i plotë i ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali

    (1) Është fakt se Ministria e Shëndetësisë, që prej 27.01 ka kërkuar nga Qeveria të sigurojë mjete për furnizim të ri me terapinë për pacientët me fibrozë cistike. (2) Është fakt se përkundër kërkesës nga MSh-ja, as Qeveria e RMV-së, as personalisht kryeministri, deri dje nuk kanë vendosur që t’i sigurojnë ato mjete. (3) Është fakt se nuk ka terapi të mjaftueshme për shkak se nuk u soll ai vendim nga të tjerët, dhe jo për shkak të MSh-së.

    Prandaj, nuk e kam të qartë tentimin që t’i hidhedh faji MSh-së, kur as sigurimi i mjeteve dhe as furnizimi i terapisë nuk janë nën kompetencën tonë. Mjetet i siguron Fondi Shëndetësor, ndërsa furnizimin e bën klinika përkatëse. Por, as ata nuk mund të veprojnë pa vendim qeverie ose pa urdhër të kryeministrit.

    Prandaj, mendoj se është e papërgjegjshme ta zhvendosim përgjegjësinë. Nëse do të donim të garonim me deklarata politike, unë poashtu do të mund të përgjigjesha me pyetje: ai i cili, përkundër kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka miratuar mjete për ilaç për pacientë me një sëmundje të tillë të rëndë, a vlerëson se mund ta vazhdojë mandatin?

    Do të mund të pyesim edhe nëse ndoshta shumë kohë dhe vëmendje është harxhuar për bisedimet e koalicionit, derisa pacientët prisnin. Megjithatë, vlerësoj se deklaratat e tilla populiste janë të papërshtatshme në raste të tilla.

    Unë e di se politika është profesion i paskrupullt, por ne megjithatë kemi obligim ta ruajmë dinjitetin dhe njerëzoren. Megjithatë të gjithë ne jemi pacientë potencialë në shëndetësinë publike dhe duhet të bashkëndjenjë për hallet e bashkëqytetarëve tanë, pavarësisht resurseve të kufizuara.

    Ndryshe, shoqata e pacientëve me fibrozë cistike, sot protestoi përpara Qeverisë për të ngritur edhe njëherë zërin për nevojën urgjente të ilaçit “Trikafta”, gjegjësisht një ditë pasi vdiq pacienti Ilievski të cilit i ishte premtuar sigurimi i terapisë. Mjekët kishin alarmuar se mungesa e ilaçit mund të jetë fatale për Ilievskin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Thoni Escobarit s’ka marrëveshje pa njohje”, “Në Twitter pulë e FB skifter”, “Kryeministër mos shpif”, vazhdojnë përplasjet e Kurtit me opozitën

    Lajmi i rradhës

    Çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike, nuk uli çmimet e produkteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë