Çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike, nuk uli çmimet e produkteve

    Çmimet e ushqimeve assesi të ulen për aq sa premtoi Qeveria, ndërsa energjia elektrike e subvencionuar për sektorin ushqimor do të qëndrojë në dispozicion deri në prill. Qytetarët shprehen tejet të revoltuar sepse rryma më e lirë që përdorin prodhuesit paguhet me paratë e popullit. Jo vetëm që nuk ka ulje të çmimeve të ushqimeve, por një pjesë e mirë shitet më shtrenjtë që nga futja e masës për energji elektrike më të lirë për ata që prodhojnë produkte ushqimore.

    “Pothuajse asgjë nuk është liruar”. Qumështi, djathi, gjithçka është njëjtë. Edhe buka, shitet me të njëjtin çmim. Nuk ka asgjë të liruar“, tha një qytetar.

    “Çdo gjë është më e shtrenjtë, nga 10 nderi 20 për qind“, deklaroi një qytetar.

    “Ka rritje të çmimeve, jo ulje”, shtoi një qytetar.

    Drejtori i ri i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski sot i ftoi gazetarët për t’iu kumtuar se ai nuk është fare përgjegjës për çmimet nëpër markete, por se e ka kontrolluar marzhën e produkteve. Ai nuk donte ta thoshte këtë para kamerës.

    Ministrat dhe kryeministri siguronin çdo ditë publikun se, nëse plotësohet kërkesa e biznesmenëve për energji më të lirë elektrike, të gjitha çmimet e ushqimeve do të ulen deri në 10 për qind. Nëse kjo nuk ndodh, autoritetet paralajmëruan përforcimin e kontrolleve të Inspektoratit të tregut. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se shumica e produkteve janë reduktuar nga 7 në 12 për qind, por qytetarët nuk e vërejnë këtë. Të dhënat zyrtare thonë se shpenzimet për një familjeje në një vit janë rritur për 20 për qind. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sali – Kovaçevskit: Nuk treguat interes as ju, as Qeveria për të siguruar ilaçin për sëmundjen e fibrozës cistike

    Lajmi i rradhës

    Arsimtari në Hasanbeg sulmon fizikisht një nxënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë